FIFA thotë se paratë do t’i financojnë njerëzit e prekur nga thatësira dhe konfliktet në vend. Ajo thotë se një e treta e donacionit do të shkojë në blerjën e ushqimeve për 25 mijë familje apo 150 mi
jë njerëz, për një periudhë njëmujore.
FIFA e ka mbështetur kohëve të fundit edhe vendet që pësuan fatkeqësi, si Japoninë, Haitin, Pakistanin dhe Kilin.
Federata Somaleze e Futbollit në zgjedhjet për të parin e FIFA-së e ka përkrahur Sepp Blatter, i cili është rizgjedhur president i FIFA-së në këtë vit.
Somalia fillon fushatën e saj për kualifikimet në Kupën së Botës 2014m me Etiopinë, në nëntor të këtij viti.
Thursday, 11 August 2011 18:22