Torres hyri ne fushë vetëm 14 minuta në miqësore natën e së mërkurës, kundër Italisë, në Bari, para se të pësojë një tronditje të dyshuar.
Chelsea filloi ofertën për të rifituar kurorën e Premier Leagues, me një udhëtim testimi te Stoke City, të dielën.
Por, mbetet për t’u parë nëse do të jetë i aftë Torres për shkak se do t’iu nënshtrohet testimeve të mëtejme nga personeli mjekësor i Spanjës, të cilët kanë insistuar në largimin e tij nga fusha.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit ka duruar një kohë të mjerueshme në Stamford Bridge, pas mbërritjes së tij për 50 milionë funte.
Sulmuesi, i cili konsiderohet si më i rrezikshmi në Premier League, në sezonin e kaluar me Chelsean ka arritur të shënojë vetëm një herë dhe për ketë nuk ndjehej edhe aq mirë.
Me menaxherin e ri, Andre Vila-Boas në krye të bluve, pas mbërritjes së tij nga Porto, Torres do të jetë i prirur për të bërë një përshtypje të hershme.
Megjithatë, ai tani mund të detyrohet të humbasë fillimin e sezonit, pas një dëmtimi në miqësore me kombëtaren e tij. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 15:23