Galatasaray do te përfitojë nga ky transfer 12 milionë euro, plus 1 milionë euro bonuse për Arda Turan, i cili do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin spanjoll.
Turan ka qenë prej kohësh një objektiv i Atleticos, dhe Galatasaray kishte filluar negociatat me klubin nga kryeqyteti spanjoll qysh në muajin mars, për transferimin e 24-vjeçarit.
Bisedimet në mes të dy klubeve ishin prishur disa herë, mirëpo Atletico kurrë nuk u ndal duke vështruar Turan, i cili është i prirur për të provuar veten në një ligë të profilit më të lartë.
Arda Turan është një produkt i akademisë së Galatasarayt. Lojtari do të përfundojë nënshkrimin menjëherë pas miqësores që Turqisë kundër Estonisë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 09:47