Menaxheri gjeneral i skuadrës gjermane të Hamburgut, Frank Arnesen, ka pranuar se klubi i tij e ka hedhur poshtë një ofertë për Eljero Elia, nga gjiganti i Serie A, Juventus.
Mesfushor
i holandez ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me një transferim tek Chelsea dhe Liverpool në të kaluarën, por Juventusi ka bërë ofertë zyrtare.
Oferta e Zonjës së Vjetër ishte e vlefshme 6 milionë euro, por ish-ylli i FC Tëente Elia ka edhe tre vite në kontratën e tij me Hamburgun të cilët janë nën presion për ta shitur.
Arnesen në faqen zyrtare të klubit tha: “Ne nuk duam të humbim Eljero Elia dhe ne, gjithashtu, nuk kemi nevojë për ta shitur atë, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm i ekipit tonë.”
“Ne kemi refuzuar ofertën zyrtare të marrë nga Juventusi.” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 10 August 2011 21:46