Prandelli e la Balotellin në stol për miqësoren kundër kampionëve të botës, Spanjës, ndërsa në sulm e vendsi Antonio Cassanon dhe Giuseppe Rossin.
“Mario duhet të rritet dhe të kupt
ojë se nëse ai e bën këtë, potenciali i tij fizik mund të jetë shkatërrues”, tha Prandelli.
Balotelli ka qenë rregullisht sipër zjarrit mbi sjelljet e tij, dhe tashmë dy herë në parasezonë bëri gafa të padëshiruara për futbolldashësit.
Së pari ai humbi golin kundër LA Galaxy një-në-një me portierin, sepse ai vendosi që të provojë një mashtrim me thembër, në vend se të godasë normalisht.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka dënuar atë duke e nxjerrë jashtë menjëherë.
Pastaj kundër Manchester Unitedi ai mësyu drejt tunelit që e dërgon në zhveshtore, pasi u zëvendësua. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 10 August 2011 21:25