Klubi katalunas besohet të jetë në rrugë të sigurt për një marrëveshje, e cila mund të mbyllet para fundjavës. Gjigantët katalunas kanë ngritur ofertën e tyre në 35 milionë euro, ose 30.7 milionë funte.
Arsenali prapë e ka hed
hur poshtë këtë ofertë dhe besohet se Barça do të ofrojë hiq më pak se 40 milionë funte, shumë kjo e cila e bëri Arsenalin t’i çojë duart lartë nga 24-vjeçari, i cili është produkt i akademisë së Barçës.
Arsenali mendohet se dëshiron një marrëveshje të shpejtë, për t’iu dhënë kohë atyre për të gjetur një zëvendësim përpara se të mbyllet transferimi i verës, më 31 gusht në mesnatë.
Fabregas, thuhet se është përfshirë në skuadër për Ligën e Kampionëve, ku Arsenali do të përballet me Udinesen, mirëpo ende nuk është prononcuar Arsen Wenger.
Cesc Fabregas u bashkua me Arsenalin si një i ri nga Barcelona, në vitin 2003, dhe ka bërë mbi 300 paraqitje për “gunners”. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 10 August 2011 18:53