Spekulime të dendura shpërthyen gjatë gjithë verës, që objektivi i Barcelonës, Fabregas, dhe rebeli i kontratës, Nasri, janë të vendosur për të lënë stadiumin Emirates, por “gunners” i kanë përfshirë të dy mesfushorët në listën e tyre ku bëjnë pjesë 25 lojtarë. Me këtë që të dy lojtarëve ua shuan shpresat për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve tek ndonjë skuadër tjetër.
Fabregas dhe Nasri janë të përfshirë në garë, ata tani do të mendojnë mirë për të përfunduar lëvizjet drejt Barcelonës, përkatësisht Manchester Cityr.
Kjo e ka zvogëluar vlerën e tyre për punëdhënësit potencialë të tyre, të cilët do të ngurrojnë të paguajnë tarifat e mëdha për lojtarët.

Nasri është pezulluar për ndeshjen e parë kundër Udineses, por do të jetë në dispozicion për ndeshjen e dytë, tetë ditë më vonë.
Fabregas mund të luajë të martën tjetër dhe përfshirja e tij në skuadër, mund të detyrojë Barcelonën për t’i përshpejtuar përpjekjet për ta sjellë atë përsëri në Camp Nou.
City mund të zgjedhë dhe të presë kohën e tij për Nasrin, edhe pse raportet sugjerojnë se ata janë të aftë për të thyer rezistencën e menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger, për të shitur yllin e tij, kontrata e të cilit skadon në verën e ardhshme. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 10 August 2011 16:11 