Skuadra franceze e Monacos bën të ditur se e ka shitur sulmuesin, Dieumerci Mbokani, në Anderlecht, për një shifër prej 3 milionë eurosh. siç raportohet, kongolezi ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me skuadrën belge.
Monaco e kishte blerë sulmuesin kongolez nga Standard Liege, verën e kaluar, për 7 milionë euro.
Por, pas dështimit në Ligue 1 të Francës, sulmuesi ishte huazuar në Bundesligë, tek Wolfsburg për gjashtë muajt e fundit të sezonit, ku ai dështoi për t’u përmirësuar.
Mbokani luajti për Sporting në sezonin 2006/07, ku shënoi katër gola në nëntë ndeshje. Ai pastaj u transferua në Standard Liege, duke e ndihmuar skuadrën t’i fitojë dy tituj të ligës belge. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 09 August 2011 21:02