Dy kampionët e botës së futbollit do të shkojnë kokë më kokë në ndeshjen miqësore që do të luhet të nërkurën, më 10 gusht 2011, në San Nicola, në Itali, me fillim nga ora 20:45.
Spanja do të udhëtojnë
në Itali për t’u përballur me kampionët e vitit 2006 dhe kjo do të jetë një kënaqësi për të parë dy kampionët.
Spanja është aktualisht Kampione e Botës dhe Evropës dhe konsiderohen si kombëtarja më e fortë nga ekspertët. Ata ketë e kanë dëshmuar falë performancës së lojtarëve dhe gjeneratës së Barcelonës.
Italia, nga ana tjetër ka qenë duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë dhe në nivel kombëtar, si dhe, që kur e kanë fituar Kupën e Botës në vitin 2006, ata nuk kanë qenë në nivelin e duhur në fushë, mirëpo ata do të bëjnë një përpjekje të madhe për ta ndaluar Spanjën.
Spanja në radhët e veta nuk do ta ketë mesfushorin e Barcelonës dhe të reprezentacionit të Spanjës, Xavi Hernandez, i cili nuk do të luajë në ndeshjen miqësore kundër Italisë, pasi dje gjatë stërvitjes është lënduar. Gjithashtu, bëhet e ditur se për Spanjën do të mungojë edhe mbrojtësi Sergio Ramos. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 09 August 2011 16:16