AC Milan ka hedhur poshtë dy oferta nga klube të huaja për Antonio Cassanon.
La Gazzetta dello Sport thotë se Wolfsburg dhe Olympique Marseille kanë bërë oferta për italianin në kohët e fundit, kur ishin informuar se e ardhmja e tij
është e pasigurt.
Fiorentina dhe Genoa kanë treguar interes, por duket se situata për këto dy klube është problematike, pasi që të dyja duhet të bëjnë sakrifica financiare, në mënyre që t’i përmbushet kërkesa e pagës Antonio Casanos.
Ende ka kohë për transferimin e lojtarëve dhe mbetet të shihet se a do të mbetet apo do të largohet Antonio Casano, edhe pse Milan ka deklaruar se nëse lojtari dëshiron të largohet nuk do ta pengojë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 09 August 2011 13:00