Arsenal është i përgatitur për ta shitur Samir Nasrin te Manchester City për 22 milionë funte.
Sun thotë se bisedimet janë në nivel të lartë dhe do të vazhdojnë gjatë fundjavës. Arsene We
nger ka pranuar më në fund humbjen në betejën e tij për ta mbajtur Nasrin, pas diskutimeve të para me lojtarin, të enjten e kaluar.
Por, ka ende pengesa në tarifën e transferimit, edhe pse burimet e City-t presin gjëra që do të përpunohen gjatë ditëve të ardhshme.
City ka ofruar një shifër prej 15 milionë funtesh, plus bonuse në pesë vitet e ardhshme.
Megjithatë, bordi i Arsenalit e do tarifën prej 22 milionë eurosh, në mënyrë që Wenger menjëherë të mund të forcojë skuadrën e tij. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 09 August 2011 12:43