SS zbuloi se lojtari i ri i Man Utd, Cleverley ishin shtuar në planet e Fabio Capellos pas fitores impresionuese të Manchester United kundër Manchester City.
Cleverley është thirrur për të zëvendësuar Carrick-un në pjesën e parë, në Wembley dhe ka luajtur pjesën e tij mjaft bukur, ku e ka impresionuar edhe trajnerin e kombëtares angleze.
Mesfushori, i cili sezonin e kaluar e kaloi si huazim në Wigan Athletic, tani është shpërblyer me përfshirje në kombëtaren e Anglisë për t’u përballur me Holandën, ndeshje kjo që do të zhvillohet të mërkurën.
Ai do ta ndihmojë kombëtaren për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga tërheqjet e Wilshere dhe Carrick, të cilët janë të lënduar.
Carrick kishte qenë në dyshim edhe për Superkupën e Anglisë pasi iu rishfaq një dëmtim i mëhershëm në thembrën e këmbës Wilshere, ndërkohë, ka qenë duke luftuar me një problem në kyçin e këmbës dhe menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar në fundjavë se adoleshenti nuk do të jetë i aftë për Anglinë.
Të dy, Carrick dhe Wilshere janë kthyer në klubet e tyre për trajtim përpara fillimit të sezonit të ri të Premier League këtë fundjavë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 09 August 2011 10:12 