Përpara lojës së tij të parë në krye të kombëtares së SHBA-ve, të mërkurën kundër Meksikës, trajneri gjerman këmbëngul që lojtarët nga të dy ligat vendase si dhe ata që luajnë në Evropë janë të aftë t’i përfaqësojnë SHBA-të, mirëpo ai do t’i hedhë sytë e tij më shumë mbi lojtarët në ligat vendase, për të fituar më shumë një ide mbi atë që ai mund të bëjë zgjedhjen e duhur.
“Për mua, kush ka më shumë cilësi për të përfaqësuar këtë vend, do ta ketë vendin e sigurt në kombëtare”, tha ai.
“Ka shumë futbollistë me cilësi të larta që vijnë nga MLS Liga kështu që ne gjithmonë do t’i marrim në konsideratë lojtarët e MLS. Sa më e fortë që bëhet MLS, aq më mirë është për ne”.
“Unë nuk preferoj vetëm lojtarët evropianë apo lojtarët e MLS, por dua t’i vëzhgoj të gjithë, e më pas të shohim”.
Klinsmann tregoi, gjithashtu, se disa lojtarë të SHBA-së, që konkurrojnë në ligat meksikane do të kenë një shans për t’iu bashkuar skuadrës së tij.
“Nëse ju shkoni atje poshtë, në jug të kufirit, do ta shihni se në fakt ju mund të konkurroni me ata djem dhe kjo tregon se ju keni karakter për të luftuar në rrugën tuaj”, shtoi ai. (LajmeShqip.com)
Monday, 08 August 2011 22:15