Shefi i skuadrës italiane, Inter Milan, Marco Branca, e ka pranuar dhe ua ka hapur dyert për t’i shitur Wesley Sneijderit dhe Samuel Eto’os.
Manchester United dhe Manchester City janë të interesuar për holandezin, ndërsa City e do Eto’on.
“Na kontaktuar City për Sneijdern. Duke qenë se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, është e qartë se të gjithë e deshirojnë”, tha Branca.
“Megjithatë, ne nuk e kemi shqyrtuar ende asnjë ofertë. Wesley e ka Interin në zemrën e tij, kështu që duket se ai dhe Eto’o thanë se duan të qëndrojnë.”
“Në fund të fundit, Inter nuk do t’i mbajë të gjithë ata që nuk duan të jenë këtu, as nuk duam t’i shesim ata që janë të kënaqur me situatën”, tha Branca”. (LajmeShqip.com)
Monday, 08 August 2011 16:56 
