Edhe pse asnjëra nga dy skuadrat ende nuk ka dalë me një qëndrim, mediet angleze bëjnë të ditur se Liverpool dhe Newcastle kanë arritur marrëveshje, me të cilën mbrojtësi i shumëkërkuar nga Dalglish, Jose Enrique të kalojë në Liverpool, për 5.5 milionë funte.
Futbollisti spanjoll ka qenë i pari në listën e kërkimeve të trajnerit Dalglish. Ai është transferuar në vitin 2007, nga Villareal tek Newcastle, për 6.3 milionë funte dhe ka luajtur 119 ndeshje.
Enrique është një mbrojtës shumë i mirë, ka qëndrueshmëri dhe vizion në fushë, lojtari është kërkuar nga Liverpool që kur Kenny Dalglish e ka marrë skuadrën në menaxhim. (LajmeShqip.com)
Monday, 08 August 2011 10:52