Paris Saint-Germain me transferimin e Javier Pastores për 42 milionë euro ka thyer rekordin e transfereve në Francë, pasi që deri më tani atë e mbante Nicolas Anelka, i cili në vitin 2000 u transferua në Real Madrid për 33.5 milionë euro.
Argjentinasi, i cili kishte shënuar 11 gola ne Seria A për skuadrën e Palermos, në sezonin e kaluar, ka përfunduar me sukses testet mjekësore në selinë e klubit dhe ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.
Prej kur e ka marrë në dorë Katar Investment Sport, 22-vjeçari, kjo është blerja e tetë për PSG-në, që e ka pasur një verë të zënë.
Perveç Javier Pastores, lojtarët e transferuar deri më tani janë: Mohamed Sissoko (Juventus), Milan Bisevac (Valenciennes FC), Jeremy Menez (AS Roma), Blaise Matuidi (AS Saint-Etienne), Salvatore Sirigu (Palermo), Kevin Gameiro (Lorient) dhe Nicolas Douchez (Stade Rennais FC). (LajmeShqip.com)
Sunday, 07 August 2011 15:47