FC Bayern München është në mesin e 20 ekipeve në Ligën e Kampionëve, të cilat do të garojnë në play-off. Nga shorti i hedhur dje në Nyon te Zvicrës, skuadra gjermane do të përballet me “fqinjët” e FC Zürich ndërsa skuadra londineze Arsenal do të përballet me italianët e Udineses.
Ndeshjet e para do të luhen më 16/17 gusht, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë. Dhjetë fituesit do të bashkohen me 22 skuadrat e tjera që garojnë direkt në grupet e UEFA Champions League.
Në vijim mund t’i shihni të gjitha skuadrat që do të garojnë me njëra-tjetrën për UEFA Champions League, play-off:
Wisla Kraków (POL) v FC APOEL (CYP)
Maccabi Haifa FC (ISR) v KRC Genk (BEL)
NK Dinamo Zagreb (CRO) v Malmö FF (SWE)
FC København (DEN) v FC Viktoria Plzen (cze)
FC BATE Borisov (BLR) v SK Sturm Graz (AUT)
Odense BK (DEN) v Villarreal CF (ESP)
FC Twente (NED) v SL Benfica (POR)
Arsenal FC (ENG) v Udinese Calcio (ITA)
FC Bayern München (GER) v FC Zürich (SUI)
Olympique Lyonnais (FRA) v FC Rubin Kazan (RUS). (LajmeShqip.com)
Sunday, 07 August 2011 14:59