Dje, Gazetta dello Sport shkroi se Man City ka rënë dakord me mesfushorin e Interin, Wesley Sneijder, mirëpo ketë lajm e kanë hedhur poshtë burime nga Sky Sport, të cilat thonë se Manchester City nuk ka rënë dakord për një marrëveshje me Wesley Sneijder, e as me Interin.
Gazetta dello Sport kishte shkruar se City ia kishte rrëmbyer mesfushorin e Interit nga nën hundët e rivalëve të Manchester Unitedit, të cilët kishin qenë afër nënshkrimit me holandezin.
Ata kishin shkuar shumë larg kur shkruan se Sneijder do të paraqitet në Superkupën e Italisë (që u zhvillua dje në Pekin kundër Milanit, të cilën Interi e humbi me rezultat 2-1) dhe menjeherë do të udhëtojë në Angli për të nënshkruar një marrëveshje me Cityn.
Duket se kjo nuk është e vërtet, pasi që zyrtarët nga skuadra e Interit e kanë përsëritur se bisedimet janë duke u mbajtur me çdo klub në Premier League, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje. (LajmeShqip.com)
Sunday, 07 August 2011 14:19