U desh minuta 22 që i shumëkërkuari nga e gjithë Evropa, Wesley Sneijder, të zhbllokojë rezultatin nga një goditje e lirë, ku shënoi një gol fantastik, ashtu siç din vetëm ai.
Me ketë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Milan bëri presion para portës së kundërshtarit dhe në minutën e 60, Ibrahimoviç shënoi për rezultatin 1-1.
Pa kaluar as dhjetë minuta nga goli i Ibrahimoviç, në minuten e 9, Boateng shënoi për rezultatin 2-1 në favor të Milanit.
Me rezultatin 2-1 përfundoi edhe ndeshja dhe Superkupa e Italisë i takoi skuadrës së Milanit. (LajmeShqip.com)
Saturday, 06 August 2011 17:53