Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate mund të shitet këtë muaj.
Trajneri i Lazios, Edy Reja la të kuptohet se ai nuk mund të llogarit në Zaraten ketë sezon dhe agjenti i lojtarit e ka konfirmuar ketë.
“Zarate kushton 20 milionë euro dhe ai nuk do te shitet për më pak” tha Beppe Bozzo për RMC Sport.
“Askush, deri tani nuk ka ofruar diçka konkrete. Kjo është arsyeja pse ai është duke qëndruar në Lazio”.
Ka pasur interes nga Paris Saint-Germain, i cili do të jenë të gatshëm për të shpenzuar atë shumë.
“Unë u takova me Leonardon disa javë më parë në Londër për Kupën Arabe, por ai nuk më pyeti asgjë për Zaraten.”
“Përveç kësaj, me Jeremy Menez dhe Havier Pastore në skuadrës, unë do të them se PSG janë të plotë në atë zonë.”
Saturday, 06 August 2011 17:46