Menagjeri i Liverpoolit, Kenny Dalglish thotë se ai do të duhet të presë dhe të shoh nëse sulmuesi Luis Suarez do të jetë gati për fillimin e sezonit.
Pas e ndihmoi Uruguain në Copa America, Suarez do të bëjë një kthim të vonuar për trajnimin e parasezonit me “redsat”.
Mbetet të shihet nëse 24-vjeçari do të përfshihet për përplasjen Liverpool vs Sunderland, përplasje kjo e cila e hapë fushatën e “resave” në Premier League.
Dalglish tha: “Luis do të kthehet javën e ardhshme dhe ne do të fillojmë të mendojnë për të, ne do të shohim vetëm atëherë kur ai të vijë”.
“Ai kishte një verë fantastike në Copa America, edhe si individ dhe si një lojtar skuadre”, tha ai.
“Ne do të shohim se si është ai kur të vijë dhe do të diskutojmë me të. Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të bëhet”, ka thënë Daglish. (LajmeShqip.com)
Friday, 05 August 2011 17:41