Benzema është i kënaqur me përparimin që është duke bërë së bashku me Cristiano Ronaldon, pasi shkatërruan skuadrën e Guangzhou Evergrande, me rezultat 7-1.
Benzema, i cili është ftuar nga Laurent Blanc për miqësoren e tyre kundër Kilitn javën e ardhshme, këmbëngulë se e gjithë skuadra është në nivelin e duhur.
“Cristiano dhe unë e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Ai është një mik i imi edhe jashtë fushës”, ka thënë Benzema për faqen zyrtare të Madridit.
“Unë duhet të vazhdoj të punojë ende në mënyrën se si jam duke punuar tani, dëshiroj të jap më të mirën nga vetja për këtë skuadër.”
“Unë ndjehem shumë më mirë për veten time dhe kam punuar me të vërtetë shumë në mënyre që të luaj të gjitha ndeshjet.” shtoi ai.
“Kjo është ajo që trajneri pret nga unë dhe unë jam duke u përpjekur për të bërë atë qe ai kërkon”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Friday, 05 August 2011 15:51