Në faqen zyrtare te Chelseat bëhet e ditur se skuadra londineze ka nënshkruar me adoleshentin, mesfushorin e Barcelonës, Oriol Romeu, një marrëveshje katërvjeçare.
19-vjeçari, i cili mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes, i ka kushtuar klubit nga Londra pesë milionë euro dhe në klauzolën e tij thuhet se Barcelona pas dy vitesh e ka një mundësi për ta riblerë lojtarin për 10 milionë funte.
Kjo nuk është hera e parë që kampionët spanjollë dhe evropiane kanë arritur një marrëveshje me një opcion të rikthimit, pasi që janë përvëluar me Cesc Fabregas.
Muajin e kaluar edhe Bojan Krkiç u bashkua me klubin italian, Roma, për 12 milionë euro, por Barca është e detyruar për ta blerë atë përsëri për 13 milionë euro në dy vitet e ardhshme. Kjo është një mënyrë efektive, si lloj huazimi.
Romeu, i cili e filloi karrierën e tij në Espanyol dhe që ka luajtur kryesisht në ekipin e Barcelonës B, në sezonin e kaluar, do të bashkohet me Chelsean, pasi që lojtari e përfaqëson Spanjën në Kupën e Botës U-20m në Kolumbim e cila përfundon më 20 gusht.
Romeu është i aftë për të luajtur një rol në mesfushë. Ai do të sjellë kualitete të reja në Chelsea, tha bosi i skuadrës, Andre Vila-Boas. (LajmeShqip.com)
Friday, 05 August 2011 10:05