Borussia Dortmund do të jetë pa Lucas Barrios, për të paktën gjashtë javë, tha klubi
Barrios ka lënduar muskujt në kofshën e tij, gjatë humbjes 3-0, në ndeshjen Paraguaj vs Uruguaj, në finale të Copa Americas.
Raportet sugjerojnë se ai do të jetë i padisponueshëm për një muaj, por trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, pret që 26-vjeçari të jetë jashtë për një periudhë më të gjatë kohore.
“Parashikimi për Barrios është pesë deri në gjashtë javë”, tha Klopp në faqen zyrtare të klubit, pasi në lojtarin kishin konstatur se ka probleme serioze”.
Kjo është një goditje për kampionët gjermanë, të cilët fillojnë mbrojtjen e titullit më 5 gusht, në Hamburg. (LajmeShqip.com)
Thursday, 04 August 2011 20:05