Agjenti i lojtarit tha se Joey nuk do të ketë asnjë problem për të gjetur një klub të ri. Sipas tij, klubet e preferuara janë Tottenham dhe Arsenal. Ende nuk dihet se në cilin klub do të luajë ai, por e rëndësishme është se ne jemi të impresionuar me interesimin e disa klubeve nga Premier League, ka thënë agjenti.
Joey Barton është vënë në listën e transferimit dhe ai mund të largohet si transferim i lirë qysh në natën e kaluar dhe, sipas raporteve, ai do të ketë shumë opcione.
“Është lajm i madh për Joey”, zbuloi agjenti Willie McKay.
“Ne kemi qenë të përmbytur me interesime. Ne jemi duke folur për top-klubet nga Premier League dhe top-klubet evropiane. Njëri është shumë, shumë i interesuar”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 02 August 2011 14:52