Lojtari vuan nga një dëmtim i papërfillshëm i sezonit të kaluar, dhe nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në kampin e trajnimit të Arsenalit në Gjermani, duke e humbur edhe turneun e Azisë.
25-vjeçari nuk do të jete i gatshëm as për fillimin e sezonit për lojën kundër Newcastle, Liverpool dhe Manchester United, si dhe në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Diaby kishte bërë operacion në kyçin e këmbës gjatë pushimeve të verës”, ka thënë Wenger për faqen zyrtare të klubit.
“Normalisht, ai duhet të kthehet tetë deri në dhjetë javë pas operacionit të tij, që do të thotë në fund të gushtit”.
Diaby ka bërë 158 paraqitje për Arsenalin që kur iu bashkua Arsenalit nga klubi Auxerre në janar të vitit 2006. (LajmeShqip.com)
Saturday, 30 July 2011 15:09