Sao Paulo ka hedhur poshtë një ofertë nga Interi për mesfushorin Lukas. Sipas klubit brazilian, 18 -vjeçari nuk duhet të ngatërrohet me brazilianin tjeter Lucas Leiva, i cili aktivizohet në Liverpool si mesfushor i cili tashmë ka luajtur edhe për Brazilin në nivel të lartë dhe ka një të ardhme të ndritshme në lojë.
Inter thuhet se kishte ofruar 25 milionë euro për lojtarin, por oferta është refuzuar nga Sao Paulo.
“Sao Paulo nuk pranon për të negociuar për Lucasin”, tha
nënkryetari Lopes Lancenet.
“Ne kemi marrë ofertë për të si për mirësjellje të pastër, ne nuk do t’i marrim në konsideratë ato. Mënyra e vetme për të marrë Lucasin nga Sao Paulo është duke e paguar lirimin e tij nga klauzola aktuale”, tha ai.
“Ne nuk e kemi lexuar propozimin e Interit dhe i kemi informuar tashmë se ne nuk e kemi pranuar atë. “Nëse dikush e dëshiron Lucasin, atëherë duhet të paguhet klauzola në vlerë prej 80 milionë eurove”, tha Lancenet.
Saturday, 30 July 2011 10:27