Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, është në prag të nënshkrimit për Sportingun e Lisbonës, për një shifër që kapë vlerën e 10 milionë eurove.
Danezit i është dhënë leje të humbasë trajnimin në Gjermani javën e kaluar, dhe ka qenë në Portugali, ku bisedimet janë në fazat e tyre përfundimtare.
Sipas sportives Correio da Manha, Sportingu është i interesuar që marrëveshja të përfundojë brenda kohësh, në mënyrë që lojtari të mund të prezentohet të shtunën në ndeshjen miqësore kundër Valencias.
Sulmuesi është përpjekur të mbajë vendin e titullarit në skuadrën e Arsenalit, mirëpo me ardhjen e Gervinhos duket se shpresat e tij janë shuar. Ai do të largohet nga Premier League, duke shënuar 22 gola në ligë. Everton besohet të ketë qenë i prirur për ta huazuar, mirëpo lojtari nuk ka pranuar.
Saturday, 30 July 2011 11:32