Menagjeri i Liverpoolit, Dalglish, është rikthyer në qytetin ku skuadra e tij, në vitin 2005 bëri rikthimin sensacional dhe fitoi trofeun e Champions Leagues.
“Reds” takohen me Galatasarayn, në një miqësore në Stamboll, edhe pse loja nuk është në stadiumin “Ataturk”, ku Liverpooli mundi Milanin në mënyrë dramatike.
Dalglish thotë se është ende një rast i madh për klubin.
“Kjo është një lojë e madhe për ne dhe të gjithë po presim për të”, tha Dalglish në faqen zyrtare të klubit.
“Është një turp që ne nuk jemi duke luajtur në stadiumin Ataturk, ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve, por të gjithë kanë kujtime të mëdha të Stambollit, pas asaj që është arritur këtu në vitin 2005. Ajo ishte një arritje fantastike”.
“Kjo lojë është vetëm një miqësore, por ne do të përpiqemi për të marrë maksimumin nga loja, ne jemi duke luajtur në një stadium të ri dhe Galatasaray do të paraqesë një test të mirë për ne”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Thursday, 28 July 2011 19:15