Shefi i skuadrës PSG, Leonardo, ka konfirmuar interesimin e tyre në për yllin argjentinas, mesfushorin i cili aktivizohet tek skuadra italiane Palermo, Javier Pastore.
Ndërsa në Palermo thonë se PSG dhe Chelsea i kanë dorëzuar oferta për argjentinasin.
“Është e vërtetë, unë kam një raport të mirë me presidentin e Palermos, Maurizio Zamparini, dhe të gjithë do të donim një lojtar si Pastore”, tha Leonardo.
“Ne jemi duke punuar dhe duam të sjellim lojtarë të cilët mbi të gjitha besojnë në projektin tonë”, tha ai.
“Për momentin, prioriteti ynë është që të nënshkruajmë me një portier të ri, pasi që ne e kemi humbur dikë në atë rol”, ka përfudnuar shefi i PSG-së. (LajmeShqip.com)
Thursday, 28 July 2011 11:57