Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, dëshiron të blejë kapitenin e Manchester Unitedin, Nemanja Vidiç
Vidiç ishte i lidhur me Barcelonën në vitin e fundit para se të nënshkruajë një marrëveshje të re me United.
Victor Valdes tha: “Ne gjithmonë përpiqemi për qëllimet më të larta në Barcelonë dhe do të shikojmë përpara për të. Lojtarët më të mirë në botë vijnë tek ne, kështu është rasti edhe me Nemanja Vidiçin, i cili është padyshim një nga lojtarët-mbrojtës më të mirë në botë, ndoshta më i miri”.
“Do të ishte nder nëse ai do të zbresë në Camp Nou dhe të komandojë mbrojtjen tonë”, ka thënë Valdes. (LajmeShqip.com)
Thursday, 28 July 2011 11:02