Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përshëndeti dje ceremoninë “Një vit deri në Lojrat Olimpike ‘Londër 2012”, e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të trupit diplomatik, drejtues të Komitetit Olimpik Shqiptar, sportistë etj.
Në fjalën e tij, Topi tha se “Londra vërtet konsiderohet tradicionalisht si kryeqyteti botëror i futbollit, por vitin që vjen Londra do të jetë edhe kryeqyteti botëror i Lojrave Olimpike. Kjo është një ngjarje jo vetëm për londinezët dhe për britanikët, por është edhe një ngjarje evropiane. Kështu që unë besoj se edhe ne si shqiptarë kemi pjesë në të, sepse ndihemi jo vetëm pjesë fizikisht dhe shpirtërisht, por gjithnjë e më shumë ndihemi edhe zyrtarisht evropianë”.
Duke theksuar rëndësinë e sportit, Presidenti Topi i uroi Britanisë së Madhe “suksese në këtë kompeticion të jashtëzakonshëm botëror, ku do të kemi shanse dhe mundësi që të shikojmë dy kompeticione njëri pas tjetrit: atë Olimpik dhe Paraolimpik”. “Sidomos në Britani, kemi parë që asgjë nuk të pengon edhe kur dikush ka handikape të karakterit fizik, që të jetë njësoj si gjithë të tjerët. Pra është ajo shoqëri, është ai vend që të ofron së bashku me organizimin shtetëror, humanizmin, ofron mungesën e çdo lloj paragjykimi dhe besoj se ofron atë për të cilën ka nevojë e gjithë shoqëria moderne sot”, tha Topi.
Ceremonia zyrtare u çel nga Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Fiona Mcilëham, e cila vlerësoi në mënyrë të veçantë mbështetjen e Kreut të Shtetit shqiptar, Bamir Topi, në organizimin e këtij aktiviteti, simbol i përfshirjes së të gjitha kombeve në një garë të bukur e konkurruese sportive. “Numërimi final ka filluar. Një vit i shquar me ngjarje sportive dhe kulturore në Britaninë e Madhe, do të përgatisë verën e ardhshme skenën për shfaqjen më të madhe në botë. Qysh nga sot dhe përgjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, ne duam të ndajmë vizionin tonë që sporti ka fuqinë për të hequr pengesat, që njerëzit të punojnë së bashku si të barabartë dhe se të gjithë duhet të kenë mundësi për të përdorur talentet e tyre të plota jo vetëm në fushën sportive, por në çdo rrugë të jetës”, tha Ambasadorja britanike.
Aktiviteti vazhdoi me një lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin ‘BBC’, nga ku është ndjekur transmetimi i ceremonisë së prezantimit nga Londra të Lojrave Olimpike 2012, e cila u përshëndet nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dejvid Kameron si dhe nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe.
Ceremonia me rastin e Lojrave Olimpike të vitit të ardhshëm u shoqërua me demonstrimin e një grupi të gjimnastikës artistike, ku në fund, në mënyrë simbolike, të pranishmit ndoqën edhe një xhiro me biçikleta të një grupi çiklistësh me flamurët shqiptarë, britanikë dhe olimpikë.
|
|
Thursday, 28 July 2011 07:45 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »