Juria do të jetë e formuar nga 53 gazetarë sportivë të famshëm, nga vende të ndryshme të Evropës. Çdo gazetar do ta formojë listën e tre më të mirëve, nga pozita e parë deri në të tretën.
Tre lojtarët me më së shumti pikë të përgjithshme do të kandidohen për votimin e fundit.
Lojtarët do të vlerësohen në bazë të paraqitjeve të tyre gjatë sezonit 2010/11 në të gjitha kompeticionet, si kombëtare ashtu edhe në nivelin e klubeve dhe të përfaqësueseve.
Vota vendimtare për ta vendosur më të mirin, do të jepet në Montecarlo, kur gazetarët do të votojnë direkt, përmes një sistemi elektronik.
Finalistët e sezonit 2010/2011 janë: Xavi, Messi nga Barcelona dhe Cristiano Ronaldo nga Real Madridi. Më pas, në Top 10 bëjnë pjesë edhe Andres Iniesta (Spanja – Barcelona), Falcao (Kolumbia – Porto), Ëayne Rooney (Anglia – Manchester United), Nemanja Vidi? (Serbia – Manchester United), Zlatan Ibrahimoviç (Suedia – Milan), Gerard Pique (Spanja – Barcelona) e Manuel Neuer (Gjermania – Bayern Munich).
Tuesday, 26 July 2011 10:59