Sulmuesi Guerrero shënoi 3 herë në portën e Venezuelës. Skuadra e Perusë kalon në avantazh në minutën e 42 të pjesës së parë, me anë të Chironque, duke mbyllur me këtë avantazh pjesën e parë të lojës.
Me fillimin e pjesës së dytë, pas largimit të Rincon me karton të kuq në minutën e 59, Venezuela mbetet me 10 lojtarë. Peruja dyfishon rezultatin me Guerreron në minutën e 64, ndërsa në minutën e 78 shënon Arango për Venezuelën, duke i dhënë shpresë ekipit të Venezuelës.
Por, Guerrero nuk ndalet me kaq dhe shënon edhe dy herë të tjera në fund të takimit, përkatësisht në minutën e 90 dhe në minutën e dytë shtesë, duke mbyllur kështu këtë ndeshje me rezultatin 4-1.
Sunday, 24 July 2011 15:02