Treneri i Arsenalit, Arsen Wenger, insiston që dyshja shumë e kërkuar Cesc Fabregas dhe Samir Nasri të mbeten në Emirates edhe sezonin e ardhshëm dhe beson tek Fabregas dhe Nasri.
Ai thotë se të dy janë të lumtur tek Arsenal dhe nuk është aspak e vërtetë se këta lojtarë nuk janë të kënaqur pasi nuk mund të largohen.
“Kërkesat e futbollistëve nuk janë gjithmonë të lidhura me futbollin. Ndonjëherë mund të jenë ato financiare dhe emocionale. Në rastin e Fabregas, ai është i rritur atje. Kjo nuk ka lidhje me financat”, ka thënë Wenger duke menduar njejtë edhe për Samir Nasri.
“Nasri? Njëjtë. Të dy e duan klubin dhe janë të lumtur tek ne. Shpresoj që të dytë t’i kemi këtu”, ka thënë ai. (LajmeShqip.com)
Friday, 22 July 2011 17:08