Roberto Mançini nuk po mundet ta formojë ekipin për sezonin e ardhshëm, prandaj edhe për këtë arsye, nëpërmjet medieve, i ka këshilluar pronarët miliardera që të fillojnë me blerjen e lojtarëve.
“Duhet të blejmë lojtarë, atëherë mund të shohim se çfarë mund të fitojmë. Dëshirojmë të përmirësohmi në raport me sezonin e kaluar, kur disa pikë kemi qenë pas Chelseas. Do të luajmë në Ligën e Kampionëve për herë të parë dhe dëshirojmë të arrijmë shumë”, ka thënë Mançini.
“Na duhet kohë dhe mendoj se para Community Shield do të blejmë lojtarë të rinj. Duhet të presim 10 ditë. I kemi dy deri në tre caqe dhe gjithçka varet prej situatës. Tani, me të vërtetë na duhen lojtarë që të jemi konkurrent”, ka përfunduar trajneri i Manchester City.
Friday, 22 July 2011 13:26