Këto mund të jenë orët e fundit të Bojanit në qytetin e Barcelonës. Sipas të përditshmes spanjolle AS, klubi katalanas është duket pritur dritën jeshile për transferimin e Alexis Sanchez dhe gjithashtu do të japin dritën jeshile edhe për transferimin e Krkiçit tek Roma.
Krkiç, në fillim nuk kishte dëshirë të largohet nga Barcelona, mirëpo me të dëgjuar Sabatinin, Enriquen dhe planet e Romës, arriti deri në atë pikë që të pranojë ofertën e verdhekuqëve. Fatkeqësisht, ai duhet të presë arritjen e Sanchezit në Barcelonë, mirëpo kjo nuk paraqet ndonjë problem të madh.
Marrëveshja mes dy skuadrave është arritur qysh para 1 muaji, më 21 qershor, mirëpo transferimi është vonuar për arsye të cilat tanimë i dimë.
Në anën tjetër, Guardiola është i lumtur për Krkiçin. “Ai ka nevojë për minutazhë, më shumë se atë që mund t’i jepja unë. Enrique është intelegjent, do të dijë si të punojë me të”, ishin fjalët e trajnerit blaugran.
Wednesday, 20 July 2011 11:45