Dy spanjollët e Real Madridit në mbrojtje, Raul Albiol dhe Alvaro Arbeloa, u shfaqën në konferenën për shtyp pas përundimit të seancës së radhës stërvitore.
Për ndeshjen kundër Galaxy, Arbeloa u shpreh: “Ishte një ndeshje e rëndësishme. Shërben për t’u përgaditur për sezonin e ri. Ne nuk jemi të shqetësuar, sepse kemi nga dy mbrojtës në çdo pozitë. Unë nuk kam parë diçka të tillë. Kemi një ekip ndër më të mirin në histori.”
Ndërsa, për ndeshjen kundër Barcelonës në super-kupë, ai tha: “Ne nuk jemi duke menduar për të. Ende ka kohë të mjaftueshme. Jemi në përgaditje dhe gjithçka do të shkojë sipas planit.”
Neymar apo Aguero?! ”Unë nuk mund të them asgjë rreth kësaj. Trajneri e di se çfarë do të ndodh. Vitin e kaluar kishim Adebayorin. Ishte shumë i mire. Në qoftëse ai vjen, do të ishim të lumtur. Por, përsëri po them, trajneri e di.”
Albiol e vlerësoi punën e bërë nga ekipi në Los Angeles: “Loja ishte e mirë, sepse vitin e kaluar kemi luajtur kundër tyre. Ne jemi përmirësuar shumë dhe të mërkurën kemi një tjetër test. Unë dukem shumë më mirë se sezonin e kaluar, pasi isha dy muaj i lënduar dhe nuk mund të rikthehesha në formën më të mirë, unë do të mundohem t’i sfidoj qëndroret tjera. Pepe, Carvalho dhe Varane të gjithë janë lojtarë të mirë, por do të punoj shumë që trajneri të ketë besim tek unë.”
Tuesday, 19 July 2011 17:15