Janë përplasur shkaku i yllit të Arsenalit, Samir Nasri. Mancini i Cityt është deklaruar se do ta marrë sivjet në skuadër, kurse Wenger i Arsenalit, është tensionuar me këtë deklaratë.
Trajneri i “topxhinjve” ka pëlcitur pas prononcimit të trajnerit Italian të “qytetarëve” se dëshiron që me çdo kusht ta tranferojë yllin londinez.
Ndërkohë vetë Nasri është në vitin e fundit të kontratës, ka bërë të ditur se nuk është u interesuar ta vazhdojë atë me gjigandët londinezë, kurse të dy rivalët nga qyteti i Manchesterit, janë vënë menjherë në ndjekje të tij.
“Komentet e tilla nuk janë të lejueshme. Kjo është kundër rregullave të futbollit dhe Roberto Mancini duhet të informohet për këtë”, ka shpërthyer Arsene Wenger.
“Nuk do ta shpenzoj kohën time për atë që njerëzit thonë. Ne duhet të fokusohemi të luajmë futboll. Por, ajo që e duam është respekti. Ne nuk komentojmë për lojtarë të klubeve tjera. Është koha që në Angli të kthehen rregullat bazike”, deklaroi ai me plot inat. (LajmeShqip.com)
Monday, 18 July 2011 13:12