“Dëshiroj të qëndroj në Barcelonë”, siguroi Seydou Keita, i cili aktualisht gjendet në Mali për të kaluar një pjesë të pushimeve verore të tij. I pyetur për thashethemet për largimin e tij nga Camp Nou, lojtari tha se, ai ka një kontratë deri në vitin 2014 dhe gjithashtu ka mbështetjen e trajnerit, Josep Guardiola.
Keita, për veç dëshirës që ka për fanelën e Barcelonës, dëshira e tij është që të kthehet në kombëtaren e Malit, me të cilën nuk ka luajtur që nga marsi i vitit 2010.
Keita, në fillim të këtij viti, kishte deklaruar se është përsëri në dispozicion të ekipit kombëtar, por trajneri Alain Giresse nuk e kishte ftuar atë për asnjë lojë deri më tani.
Mali është duke luftuar për t’u kualifikuar në Kupën e Afrikës, 2012 dhe Keita mund të thirret në miqësoren kundër Tunizit, që do të luhet më 10 gusht.
Sunday, 17 July 2011 12:49