Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ia ka bërë të qartë klubit të tij, Atletico Madrid, se nuk e ka ndërmend të qëndroj në Visente Calderon.
Për radion argjentinase “Network”, kur u pyet për Real Madridin apo për ndonjë klub tjetër, ai u përgjigj: “Në Madrid apo kudo qoftë, tashmë ia kam bërë me dije Atleticos se nuk do të qëndrojë më.”
”Preferoj transferimin në Spanjë, apo në Angli, sepse këto janë dy shtete, të cilat i kanë klubet më të mira në botë”, tha Aguero.
Sergio Aguero, prej kohësh ka qenë cak i klubit Mbretëror, por si duket Florentino nuk dëshiron të krijojë një raport armiqësie me fqinjët dhe gjithë vëmendjen e tij tani e ka kthyer kah braziliani Neymar.
Sunday, 17 July 2011 09:45