Sulmuesi i Portos, Radamel Falcao, është pajtuar të vazhdojë kontratën e tij me klubin portugez deri në vitin 2015 dhe tash ka një klauzolë blerëse në vlerën e 45 milionë eurove.
25-vjeçari, i cili kërkohet fuqimisht nga Chelsea këtë verë, shënoi 38 gola sezonin e kaluar për të ndihmuar Porton në fitoren e tre titujve, kampionatin portugez, Kupën e Portugalisë dhe Ligën e Evropës.
Ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në garën evropiane brenda një sezoni, duke shënuar 17 gola në Europa League, që theu rekordin e mëhershëm të mbajtur nga gjermani, Juergen Klinsman.
Falcao iu bashkua Portos në vitin 2009 nga ekipi argjentinas River Plate dhe ka shënuar gjithsej 73 gola, në 85 ndeshje, në dy sezone me klubin portugez. Kontrata e tij e mëhershme skadonte në vitin 2013 dhe kishte një klauzolë lëshimi prej 30 milionë euro.
Saturday, 16 July 2011 16:24