Uruguaji dhe Argjentina e kanë fituar nga 14 herë këtë trofe, ndërsa Brazili e ka fituar shtatë herë, Peruja dhe Paraguaji dy herë, ndërsa Bolivia e Kolumbia vetëm nga një herë.
Kupa e Amerikës u zhvilluar për herë të parë në Argjentinë në vitin 1916, për nder të plotësimit të një shekulli nga pavarësia e Argjentinës.
Skuadra e parë jo amerikano-latine në finale, ishte Meksika, e cila u rendit e dyta në vitin 1993.
Kolumbia Kupën e Amerikës e fitoi më 2001.
Golashënuesi më i mirë brazilian në vitin 2004 ishte Adriano, që shënoi 7 gola.
Fitorja më e thellë në një finale të Kupës së Amerikës ishte Brazil-Paraguaji 7-0. Ishte finalja e vitit 1949.
Rezultati i finales së vitit 1995 ishte Uruguaji-Brazil 1-1 (5-2 me penallti). Turneu në vitin 1995 u zhvillua në Uruguaj.
Uruguaji nuk e ka humbur asnjëherë kupën, që është zhvilluar në territorin e tij në shekullin e 20-të.
Uruguaji e ka fituar trofeun në vitet 1917, 1923, 1924, 1942, 1956, 1967 dhe 1995.
Saturday, 16 July 2011 11:10