Ende pa filluar zyrtarisht sezoni, trajneri i ri, Andrea Villas Boas, ka nisur të përballet menjëher me telashe të lëndimeve.
Mesfushori kryesor, Michael Essien, ka lënduar rëndë gjurin, vetëm pas dy ditësh në stërvitje. Është hera e tretë që ganezi lëndohet po në të njëjtin vend, ndërsa as ato dy herë tjera nuk e kanë lënë pa pasoja, pasi i ka munguar gjatë Chelseas.
Sot pasdite, Chelsea, nëpërmjet faqes zyrtare, ka bërë të ditur se Essein ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në ligamentet e gjurit, ndërsa sipas njoftimit, ndërhyrja ka qenë e suksesshme.
Chelsea, zyrtarisht konfirmon se pas operacionit, Essien do të mungojë plotë 6 muaj deri te rikuperimi i plotë.
Trajneri, Andrea Villas Boas, ka thënë se i dëshiron shërim të shpejtë ganezit, ndërsa ka premtuar se i gjithë stafi teknik do të angazhohet për kthimin sa më të shpejt të tij.
Tuesday, 12 July 2011 18:28