Duket qartë, ëndrra dhe objektivi kryesor i merkatos verdhe-kuqe ka një emër të saktë, Javier Pastore. Drejtori sportiv Walter Sabatini, nuk e ka ndërmend që assesi të heqë dorë nga argjentinasi, dhe kështu do të përpiqet deri në fund të siguroj shërbimet e tij.
Mbetet që në ditët e ardhshme të mësohet më shumë rreth të ardhmes së tre sulmuesve verdhe-kuq, Vuçiniç, Menez e Borriello. Shitja e secilit prej tyre do të ofronte realizimin e ëndrrës së quajtur Pastore.
Edhe njëri ndër njohësit më të mëdhenj të futbollit italian, njeriu kontravers, i shumë-përfoluri Luciano Moggi, ka deklaruar se Sabatini në fund do të rrëmbej edhe Pastoren. A do të jetë ky një parashikim i saktë i radhës nga Moggi? Mbetet të shihet…
Kjo merkato e pandalshme që po bëhët te Roma këtë vit, ka një kohë të gjatë që nuk ka ndodhur. Pas zyrtarizimit të Lamelas dhe marrëveshjes me Krkiç, Jose Angel, e Stekelenburg, Roma është duke menduar të bëjë edhe goditjen e madhe verore.
Javier Pastore është i pari në listën e Sabatinit (drejtorit sportiv), i cili këmbëngul se nuk do ta lë t’i ikë nga dora, ylli Argjentinas.
Edhe pse presidenti i Palermos, Zamparini thotë se Pastore kushton vetëm 50 milionë euro, Sabatini është i bindur që mund të nënshkruaj me të për një shumë përgjysmë më të vogël.
Sabatini tani mendon të ofroj 25 milionë euro, plus kartonin e mesfushorit Brighi.
Nëse nuk arrihet marrëveshja e parë, oferta prej 25 milionë eurosh mund të rritet edhe për pesë milionë të tjera. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 12 July 2011 13:30