Se, Walter Sabatini, nuk ka kohë të shkoj në pushime, e vërteton fakti nisjen e tij drejt Londrës, për të përfunduar marrveshjen tjetër, një transferim bombastik për mesfushë. Bëhet fjalë për talentin brazilian të Tottenhemit, Sandro, i cili është shumë afër transferimit tek Roma.
Ishte Sabatini që tregoi për mediat italiane se është shum afër marrëveshjes me Tottenhemin për mesfushorin defanziv dhe pritet shumë shpejt që pasi të përfundojë punë me klubin, të niset drejt Argjentinës për të nënshkruar kontratë me lojtarin, i cili është duke marrë pjesë në kupën e Amerikës me kombëtaren e tij, Brazilin.
Sabatini theksoi se Roma duhet t’i jetë shumë falënderus agjentit të FIFFA-s, Mauro Miele, i cili mundësoj bisedimet me klubin anglez dhe përfundimin e marrveshjes, që pritet të nodhë shumë shpejtë.
Tuesday, 12 July 2011 10:57