Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka lavdëruar Luis Suarezin, pas një sezoni të shkëlqyer në Anfield, duke e krahasuar atë me Wayne Rooneyn dhe Zinedin Zidanen.
Suarez, nga Ajax ka arritur te Liverpool në janar, duke luajtur një rol të rëndësishëm për Liverpool.
“Luis është si dinamit. Ka luajtur me magji deri tani. Nëse e mban këtë formë, mendoj se kemi një yll. Ai është shumë direkt dhe ka dëshirë të madhe të hyjë në 16-metërsh para mbrojtësve. Me siguri është shumë vështirë ta ruash atë”, ka thënë Gerrard.
“Kur nuk shënon gol, atëherë ai e krijon. Ka arritur para pak kohë, nuk duhet të krijojmë presion mbi të, mirëpo nëse vazhdon kështu, është një përforcim i shkëlqyer. Shikoni Zidan dhe Rooney, ashtu siç janë, ashtu është edhe Luis, ai është një luftëtar i madh dhe ka aftësi të mëdha, ai është një punëtor i madh, dhe kjo e ndan nga të tjerët”, ka përfunduar Gerrard.
Monday, 11 July 2011 16:34