Pep Guardiola e ka humbur durimin me rrëmujën e krijuar nga mostransferimi i Alexis Sanchez dhe Cesk Fabregas. Sipas mediave, Guardiola ka kërkuar nga presidenti Rosell që sa më shpejt të përfundojnë këto bisedime, të cilat zgjatën më tepër se një muaj dhe të ketë në dispozicion, në fillimin e përgatitjeve, së paku njërin nga ata. Guardiola insiston ardhjen sa më të shpejtë të Fabregasit në Camp Nou.
Barcelona dhe Arsenali kanë më tepër se një muaj që janë në bisedime, por deri tash nuk ka asnjë marrëveshje. Londinezët nuk e lëshojnë lojtarin për më pak se 40 milionë euro, ndërsa Barça momentalisht ofron rreth 30 milionë.
Në të njëjtën situatë, për sulmuesin Alexis Sanchez, ndodhet edhe Udinese. Italianët kërkojnë 35 milionë, kurse Barça ofron 26 milionë dhe disa miliona të tjerë, bonus, në bazë të paraqitjës së lojtarit.
Duket qartë se Guardiola dëshiron të formoj konceptin për sezonin e ardhshëm dhe dëshiron të di nëse do t’i ketë në dispozicion këta lojtarë, apo do t’i duhet të shohë alternativa të tjera në merkato.
Monday, 11 July 2011 10:40