Shkodranët nisën përgatitjet për ndeshjen e turit të dytë të Europa Ligës, ku sipas shortit do të luajnë me skuadrën zviceriane Tun
Shkodër – Skuadra shkodrane e futbollit Vllaznia, pas kualifikimit në turin e parë të Europa Ligës, duke eleminuar ekipin maltez Birkirkara, filloi sot përgatitjet për ndeshjen e turit të dytë të Europa Ligës, ku sipas shortit do të luajë me skuadrën zviceriane Thun.
Përgatitjeve për ndeshjen e parë të këtij turi, e cila do të luhet të enjten e ardhshme, më 14 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”, i ka paraprirë një analizë që tekniku i kuqebluve, Mirel Josa bëri me skuadrën e tij për ndeshjen e kaluar me ‘Birkirkara” të Maltës, ku edhe pse Vllaznia u kualifikua, ajo shfaqi në fushën e lojës një sërë gabimesh.
Ndeshja e dytë e turit të dytë të Europa Ligës do të zhvillohet me datë 21 korrik në Zvicër.
Saturday, 09 July 2011 14:51