Siç duket, lajmet që e lidhnin futbollistin serb të Partizanit me skuadrën e Romës nuk ishin vetëm spekulime.
Së paku kështu konfirmon agjenti i futbollistit, Jovica Radonjiç: “Unë isha në Holandë për të mbyllur marrëveshjen me skuadrën holandeze Vitesse dhe gjithcka ishte gati”.
“Por në momentin e marrëveshjes, një gjigand italian më kontaktoi dhe ne anuluam gjithçka. Tani e pres atë që të vijë këtu në Holandë, që të takohemi, ai, gjithashtu do të vijë edhe për një futbollist tjetër”, shton ai.
“A është Sabatini? Nuk mund ta them. Petroviç është gati të luajë për një klub që tanimë ka shkelur edhe Champions League. Për 10 ditë Petroviç do të arrijë në Itali”, përfundon ai, duke dhënë sinjale që e drejtojnë futbollistin kah kryeqyteti, më saktësisht te Roma.
Saturday, 09 July 2011 12:58